Federata Botërore e Xhudos me fjalë të mëdha për Majlinda Kelmendin

Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në Grand Prix që u mbajt në Tel Aviv.

Sport

24/01/2019 19:21

Majlinda e mposhti kundërshtaren, Gili Cohen me ippon, duke arritur kështu që ta rrëmbej medaljen e 26-të të artë në karrierën e saj.

Për këtë të arritur, Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka përgëzuar xhudisten kosovare, përcjell lajmi.net.

“Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi nga Kosova vazhdoi fitore me ippon duke duke fituar në raundin paraeliminator Gili Cohen nga Izraeli për medaljen e artë në kategorinë -52 kilogram”, shkruan në faqen e saj zyrtare IJF – Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Kujtojmë se Majlinda Kelmendi i fitoi edhe përballjet e tjera me ippon, ndërsa në finale e mposhti izraeliten për vetëm 33 sekonda. /Lajmi.net/