FDA me rregullore të re, ulë nivelin e nikotinës në cigare

Rregullatori i Amerikës, FDA, ka propozuar një rregullore të re për të limituar sasinë e nikotinës në cigaret që shiten në SHBA, si pjesë e një kampanje për të luftuar varësinë ndaj këtyre produkteve.

Lifestyle

16/03/2018 20:25

Nikotina është pjesa aktive në duhan lidhur me të cilën shumica e shkencëtarëve besojnë që është shkaktari i stimulimit dhe varësisë së duhanpirjes.

Ndonëse ka pasur përpjekje të rregullatorit amerikan dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të frenuar shitjen e cigareve dhe pasojat shëndetësore të saj, duhanpirja vret rreth 480,000 amerikanë çdo vit.

FDA fillimisht kishte bërë të ditur qëllimin e saj për të rregulluar nivelin e nikotinës në vitin 2009, megjithatë lajmërimi zyrtarë gjatë kësaj jave shënon veprimin e parë konkret që është ndërmarrë lidhur me këtë çështje.