FC Prishtina nxjerrë në shitje fanellat unike, porosi edhe nga Zelanda e Re

Fanellë e personalizuar, dizajn unik dhe emër legjendar.

Sport

31/10/2017 19:05

Klubi i futbollit të futsallit, FC Prishtina, vazhdon me aktivitetet e saj brenda dhe jashtë parketit.

Së fundmi, bardhekaltërit e kanë nxjerrë në shitje fanellën e personalizuar të skuadrës, përcjellë “Lajmi.net”.

Ajo është e bardhë dhe ka një dizajn unik.

23192607_10155758403054898_598903799_n

Çmimi i fanellës është 25 euro.

Klubi do të njoftojë së shpejti ku do të jetë lokacioni i “Fanshop”-it.

Interesimi për fanellën është i madh, madje ka pasur porosi edhe nga Zelanda e Re, siç shihet edhe në foton e mëposhtme të tifozit. /Lajmi.net/

23113364_10155758403049898_1167756627_n 23131488_10155758403099898_62711603_o 23140240_10155758403069898_579419226_n