FC Prishtina fton për ndeshje miqësore klubin e njohur nga Serie A (FOTO)

FC Prishtina me ndeshje miqësore kundër Genoas.

Sport

26/07/2017 11:46

“Përmes një shkrese dërguar kryetarit të Prishtinës, Remzi Ejupit, Genoa  ka shpreh gatishmërinë për të zbarkuar në Prishtinë për ta zhvilluar një miqësore me Prishtinën më datë 5 ose 6 gusht”, thuhet në njoftimin e Prishtinës

“FC Prishtina ndihet e nderuar dhe shumë e respektuar nga klubi i famshëm italian, nëntë herë kampione e Italisë. Sigurisht se Bordi i FC Prishtinës do ta shqyrtojë këtë kërkesë të italianëve dhe brenda javës do t’i kthejë përgjigje”, përfundon njoftimi.