FBI-ja dhe CIA-ja nisin hetimet penale pas publikimeve tronditëse të ‘WikiLeaks’

Agjencitë federale amerikane kanë nisur një hetim penal pas publikimit të dokumenteve të CIA-s dhe mjeteve të saj të përgjimit , thonë zyrtarët amerikanë.

Bota

09/03/2017 09:39

Ata deklaruan për mediat amerikane se FBI-ja dhe CIA-ja ishin duke bashkëpunuar për një  hetim  të përbashkët pasi faqaja investigative “Wikileaks” publikoi mijëra fotografi.

Këto dokumente pretendonin se CIA kishte përdorur mënyra ilegale për të përgjuar smartfonët dhe televizorët.

CIA, FBI dhe Shtëpia e Bardhë nuk kanë pranuar të komentojnë zyrtarisht mbi origjinalitetin e dosjeve të publikuar të martën.

Një zëdhënës i CIA-s i tha “BBC” të mërkurën se “publiku duhet të jetë i shqetësuar thellësisht nga çdo zbulimi  i “Wikileaks”, i projektuar për të dëmtuar aftësinë e komunitetit të inteligjencës për të mbrojtur Amerikën kundër terroristëve dhe kundërshtarëve të tjerë”.SYRI.net