FBI arreston njeriun më të kërkuar në SHBA

Njeriu më i kërkuar nga FBI, që vrau të dashurën e tij shtatzënë përpara familjes dhe miqve, është arrestuar.

Bota

30/05/2016 23:46

Philip Policarpio, 39 vjeç, u arrestua teksa ai po përpiqej të hynte në SHBA nga Meksika, sipas autoriteteve.

39-vjeçari është një përdorues droge dhe një kriminel i dënuar, që ishte vendosur në listën e 10 “më të kërkuarve” të FBI-së më 19 maj.

Autoritetet kishin kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për informacion dhe kishin premtuar një shpërblim prej 100,000 dollarësh.

Informacioni që kishin ofruar autoritetet për këtë person në kërkim, ishte tatuazhi që ai ka në gjoks dhe ku shkruhet: Vetëm Zoti mund të më gjykojë.