Fazliu: Deputetët po eksperimentojnë, po sillen me ne si me minjtë e bardhë

Qytetarët protestojnë para Kuvendit për demarkacionin.

Lajme

23/02/2018 10:35

Kanë filluar të dalin qytetarët për të protestuar për zvarritjes dhe për kalimin e demarkacionit në Kuvend nga deputetët.

Organizatori i protestës, Bashkim Fazliu ka thënë se deputetët duhet të votojnë pasi është hipokrizi ta bllokojnë Kosovën me aludimin se vendi humb tokë, raporton lajmi.net

“Është e padrejtë që deputetët kanë të drejtë të lëvizin pa viza, kërkojmë nga BE që udhëheqësit e Kosovës mos të lihen as ata të lëvizin  pa viza. Po bëhet eksperiment për Kosovën, po sillen me ne si me minjtë të bardhë, gjithkush e çdo i ri ka probleme, çdo kush që donë mjafton që ne të kemi mundësinë të dalim jashtë shtetit, thonë se janë duke u humbur disa hektarë, mirëpo kjo është një hipokrizi e aty që duan ta bllokojnë Kosovën. Kosova  duhet të jete në BE e jo në Kore, duhet te sillemi si të tillë, deputetët duhet të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve, është hipokrizi të thuhet që Kosova po humb territor, kërkojmë pa hezitim nga deputetet të marrin vendim në interes të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Fazliu para qytetarëve. /Lajmi.net/