Fazio: Ky ishte fajtori për eliminimin e Romës nga Liga e Kampionëve

Federico Fazio është ankuar në ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Roma - Liverpool.

Sport

03/05/2018 07:10

Roma – Liverpool u mbyll me polemika ndaj gjyqtarit Skomina.

Mbrojtësi i “Giallorossëve”, Federico Fazio është ankuar në ndarjen e drejtësisë.

“Çdo vit duhet të zhvillojmë ndeshje si kjo, tani mendojmë për vitin tjetër dhe shpresojmë ta provojmë sërish”, deklaroi ai për “Premium Sport”.

“Na nevojitet të kemi vazhdimësi, kemi luajtur mirë”, theksoi Fazio, përcjell “lajmi.net”.

“Ishin dy penallti për ne, pastaj gjyqtari dha pak minuta shtesë. Duhet të mendojmë pozitivisht, përkundër dy penalltive të paakorduara, duhet ta mbajmë kokën lartë dhe të vazhdojmë përpara”, përfundoi ai. /Lajmi.net/