Fazë e re e fushatës për liberalizimin e vizave me video promovuese

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në rrjetin social ka promovuar videon nga faza e re e Fushatës për liberalizimin e vizave.

Lajme

15/10/2018 17:59

Ministrja Hoxha ka ftuar qytetarët ta përcjellin atë, sepse thelbi i kësaj fushate, thekson Ministrja, është informimi i qytetarëve se çka është liberalizimi i vizave dhe çka nuk është, njohja me rregullat e liberalizimit, të mirat dhe pasojat e mos respektimit të këtyre rregullave.

Ja postimi i Ministres Hoxha:

“Ju ftoj ta ndiqni videon, nga Fazë e re e Fushatës për Liberalizimin e vizave, si përkushtim yni final i informimit të qytetarëve tanë, para liberalizimit të vizave. Thelbi i kësaj fushate është informimi i qytetarëve se çka është ✅liberalizimi i vizave dhe çka nuk është❌, njohja me rregullat e liberalizimit, të mirat dhe pasojat e mos respektimit të këtyre rregullave.

Respektimi i ligjit, është parimi themelor në Bashkimin Evropian.”