Suksesi historik, ja pengesat e fundit të Kosovës drejt Euro 2020

Kosova kaloi mbrëmë në fazën e play-offit të Ligës së Kombeve.

Sport

21/11/2018 08:58

Përfaqësuesja e Kosovës arriti ta mposht Azerbajxhanin mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat të thellë, 4:0.

Golat për Përfaqësuesen i realizuar, Arbër Zeneli, het-trik dhe Amir Rrahmani pas një goditje dënimi, raporton “lajmi.net”.

Kosova ka një gjeneratë të talentuar lojtarësh, të cilët ëndërrojnë të shkojnë në evropian nga faza e play-offit të Ligës së Kombeve.

Në këtë fazë rivalë të Kosovës do jenë Maqedonia, Gjeorgjia dhe Bjellorusia.

Ndeshjet gjysmëfinale e finale do të luhen në 2020-ën pak muaj para europianit

Dhe fituesja e tyre shkon në këtë kompeticion. /Lajmi.net/