Favoritët e LK: Bayerni tejkalon Realin

Skuadra e Bayern Munichut e ka tejkaluar Real Madridin sa i përket favoritëve për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve gjatë këtij sezoni.

Sport

16/02/2015 10:52

Real Madridi nuk është më skuadra favorite dhe kryesor për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është favorite për ta ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve në Berlin më 6 qershor të këtij viti.

Bavarezët kanë një kuotë prej 4.62 për të fituar këtë trofe, teksa Reali është në vendin e dytë me kuotën 4.87.

Përndryshe, Liga e Kampionëve fillon nesër me Bayernin i cili do të udhëtoj te Shakhtari, teksa ndeshja tjetër është ajo ndërmjet PSG-s dhe Chelseas.

Reali udhëton të mërkurën në Gjermani ku do të takohet me skuadrën e Schalkes.