Fatos Beqiraj prezantohet te skuadra e re

Fatos Beqiraj ka ndërruar skuadër gjatë këtij afati kalimtar.

Sport

15/01/2018 16:15

Sulmuesi nga Peja që luan për Përfaqësuesen e Malit të Zi, karrierën do ta vazhdojë në Belgjikë, te skuadra e Mechelen.

Sot 29 vjeçari Beqiraj, është prezantuar para medieve së bashku me disa nga transferimet e Mechelen.

Beqiraj edicionin e fundit ka qenë pjesë e Dynamo Moscow, për të cilët në 60 paraqitje ka shënuar 13 gola.

Në karrierën e tij, Beqiraj ka veshur edhe fanellën e Dinamos së Zagrebit./Lajmi.net/