Faton Shoshi zëvendëson Era Istrefin me këtë emër të njohur?

Javë më parë, u konfirmua lajmi se Faton Shoshi më nuk e ka në menaxhim këngëtaren Era Istrefi.

ShowBiz

13/01/2018 09:21

Menaxheri shumë i suksesshëm i artistëve tanë, edhe pse ka ndërprerë bashkëpunimin me Erën, nuk ndalet së punuari me të tjerët, shkruan lajmi.net.

Madje, përmes disa fotografive që janë postuar në rrjete sociale, dyshohet që tashmë Fatoni ka zëvendësuar Erën me një tjetër artist.

Në Instagramin e tij, ai ka postuar një foto në të cilën shihet edhe Butrinti, ndërsa mbishkrimi i saj është “Duke festuar diçka të re”.

Ky mbishkrim ka shtuar edhe më shumë dyshimet që Butrinti tashmë është pjesë e “Nesër Music”, megjithatë të vërtetën mund ta konfirmojnë vetëm dyshja e lartëpërmendur. /Lajmi.net/