Faton Shoshi flet pas sulmit të mbrëmshëm, kjo është gjendja e tij

Policia ka njoftuar se menaxheri i disa prej emrave të njohur të estradës, Faton Shoshi, është sulmuar mbrëmë në Prishtinë.

ShowBiz

09/10/2018 15:36

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa sipas policisë, Shoshi ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në QKUK për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor, shkruan lajmi.net

Sa i përket kësaj lajmi.net ka marrë një deklaratë nga Shoshi i cili e ka mohuar sulmin ndaj tij duke konstatuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

”Kurgjo hiq diçka e vogel u kon, as nuk kanë mujt me mu ofru, nuk ka ndodh kurgjo hiq…. Nuk ka qenë diçka interesant me të kallxu drejt. Kanë tentu po skan mujt se i kom pas me veti ata djemt… I kan arrestu se jon…Ishin me maska nuk i njifsha, kesh me do shok edhe ata shokt ndërhyn edhe kurgjo sem kanë bo”, ishin fjalët e tij për lajmi.net./Lajmi.net/