Fatmir Matoshi zgjedhet kryetar i Kuvendit të AKR-së

Fatmir Matoshi, aktualisht kryetar i Degës së Aleancës Kosova e Re në Kamenicë është zgjedhur kryetar i Kuvendit të kësaj partie.

Lajme

17/03/2017 11:53

Zgjedhja e tij në këtë pozitë u bë mbledhjen e parë konstituive të Kuvendit të partisë, të cilën e hapi Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Duke folur për organizimin e partisë  dhe përmbylljen e procesit zgjedhor brenda AKR-së, kreu i kësaj partie ka thënë se pas Kongresit të katërt të partisë ku u zgjodh Kuvendi i AKR-së si organi më i rëndësishëm në mes të dy kongreseve, AKR ka një përfaqësim kualitativ nga të gjitha degët.

“Kosova sot po ballafaqohet me një situatë aspak stabile në aspektin politik dhe shumë regresive në aspektin ekonomik, neve na presin detyra të rëndësishme që ta ndryshojmë këtë gjendje, AKR sot paraqet shpresën e qytetarëve për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, pa korrupsion  dhe me një perspektivë të qartë për rininë e vendit. Ne do të fillojmë menjëherë përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe jemi po ashtu të gatshëm edhe për zgjedhjet nacionale, kurdo që ato mbahen” tha mes tjerash Pacolli.