Fatmir Makolli sjell me çifteli “Despacito”

“Despacito” është bërë kënga më e shikuar në botë duke arritur katër miliardë sosh në YouTube.

ShowBiz

12/10/2017 19:59

Kënga është bërë edhe “cover” duke ardhur edhe në versione të ndryshme anembanë globit, shkruan Telegrafi.

Një prej tyre e ka sjell edhe artisti shqiptar, Fatmir Makolli, i cili njihet si një ndër ekzekutuesit më të mirë çiftelisë.

Ai ka sjellë këtë hit botëror në një version shumë më ndryshe dhe unik, pra me çifteli.

Makolli paraqitet në videon e këngës me veshje tradicionale, gjersa përmes çiftelisë nxjerr tingujt e melodisë së “Despacito”.

Theksojmë se pjesë e videos janë edhe një grup valltarësh nga “Artdesing” të Jeton Vorfit ndërsa xhirimet janë kryer në oborr të Bibliotekës Universitare të Kosovës.

YouTube player
YouTube player