Fatmir Limaj uron fitoren e Trumpit

Kryetari i Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj, ka uruar Donald Trump për zgjedhjen e tij president të Amerikës.

Lajme

09/11/2016 14:41

Ai ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën. “Kosova do jetë çdo herë mike e mirë e Amerikës”, ka thënë ai, raporton lajmi.net

Ja postimi i plotë i Limajt:

“Urime për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald J. Trump.

SHBA-të do vazhdojnë ta mbështetin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës ashtu siç kanë qenë gjithmonë. Historikisht, për ne Amerika është vendi dhe populli që vetëm pozitivitet ka ditur të na sjelli në çdo kohë.

Kosova do jetë çdo herë mike e mirë e Amerikës. Familja Clinton do jetë çdo moment e dashur dhe e respektuar nga populli ynë, për gjithë kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës”./Lajmi.net