Fatmir Limaj tregon kur do të lëvizin qytetarët pa viza

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj thotë pret që në fund të këtij viti eventualisht në fillim të vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza.

Lajme

20/03/2018 23:25

Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në fund të këtij viti nëse demarkacioni me Malin e Zi do të ratifikohet më së largu ditën e 23’të të këtij muaji.

“Unë pres 15 dhjetorin – 15 janarin e vitit të ardhshëm sepse është optimale kjo që po e them unë’, tha Limaj.

“Ka një procedurë burokratike goxha të madhe në Bashkimin Europian”, tha Limaj për T7.

Kryetari i Nismës Social Demokrate ka siguruar qytetarët që nuk do të humbet territor me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.