Fatmir Limaj përsëri bëhet baba (FOTO)

Ish-Komandant Çeliku është bërë babai i fëmijës së pestë të tij. Vajzën e porsalindur e ka me gruan e dytë, Arlinda Balaja.

ShowBiz

20/08/2017 19:56

Kjo e fundit ka publikuar një foto në FB me të cilin ka treguar lindjen e vajzës. Nuk e ka treguar se çfarë emri ia kanë lënë.

Kryetari i partisë NISMA, Fatmir Limaj është bërë përsëri baba. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Arlinda Balaj.

Bashkëshortja e Limajt e ka shpërndarë në FB një fotografi të vajzës së porsalindur, ndërkohë ende nuk dihet se si e kanë emëruar, transmeton Express.

Limaj nga martesa e parë ka 4 fëmije, 1 djalë dhe 3 vajza. Ai është edhe gjysh i mbesës Zara dhe nipit Andrri.