Fatkeqësi në Kukës: adoleshentja e zhdukur gjendet e varur në litar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kukësit, ku një 17-vjeçare e cila u denoncua e zhdukur nga babai i saj është gjetur e varur me litar.

Lajme

20/09/2017 09:42

Vajza u gjet e pajetë gjatë kontrollit në territorin e fshatit Pisë.

“Adoleshentja me iniciale A.H ka qenë shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 02.09.2017,  është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai, shtetasi B.H, ku ka denoncuar largimin e saj nga banesa.”, bën me dije policia.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, si dhe dyshohet të jetë vetvarur.

Ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet për  veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës./Syri.net