Fati i zi i Rossit

Giuseppe Rossi assesi t’i kalojë problemet fizike. Lëndimi i fundit rrezikon të përkeqësohet dhe sulmuesi i Fiorentinës sërish mund të mungojë për një periudhë të gjatë.

Sport

02/09/2014 11:02

Giuseppe Rossi nuk po sheh dritë me sy. Sulmuesi i Fiorentinës i rikuperuar së fundmi nga dy lëndime të njëpasnjëshme të ligamenteve të gjurit, është përsëri i dëmtuar.

Dhe, sipas mediave italiane, ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e këmbës së djathtë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do të mungojë për rreth një muaj.

Mirëpo, ekziston frika se për shkak të problemeve të kaluara, gjendja mund t’i përkeqësohet dhe Rossi mund të mungojë deri në gjashtë muaj.

Në rast se ndodh më e keqja, futbollisti do të pësonte një tjetër goditje të rëndë që do t’ia rrezikojë seriozisht karrierën.