Fati i zi i Kean, priste të luajë ndaj Bolognas por i ndodhi kjo

Moise Kean ende nuk ka luajtur asnjë minutë me Juventusin në sezonin e ri.

Sport

26/09/2018 12:29

Moise Kean ende nuk ka zhvilluar asnjë minutë loje te Juventus, gjatë këtij sezoni.

Sulmuesi i ri italian ende nuk ka zbritur në fushë me fanellën e “Bianconerëve”, pak edhe për fatin e keq.

Kean ishte paralajmëruar si një prej ndryshimeve në formacionin e Juventusit për ndeshjen e radhës ndaj Bolognas.

Por, një virus që e preku mbrëmë e ka lënë jashtë listës së futbollistëve të ftuar për sonte, përcjell “lajmi.net”.

“Jam aq i pafat sa që për të realizuar një dëshirë nuk duhet të bie një yll nga qielli por plot 10”, shkroi Kean në Instagram. /Lajmi.net/