Fati i trishtë i Nannerl, motrës së gjeniut Moxart

Maria Anna-n, të gjithë e thërrisnin Nannerl.

ShowBiz

22/06/2018 09:21

Ajo është e bija e Leopold dhe Maria Pertl Moxart, motra e gjeniut të muzikës, Wolfgang Amadeus Moxart.

I ati kishte filluar që t’ia mësonte notat në piano Nannerl, ndërsa Moxarti i shikonte duke imituar notat që ajo krijonte, shkruan lajmi.net

Leopold përpiqej që t’i mësonte të dy më shumë për muzikën duke i afruar me të si një mënyrë argëtimi, mirëpo duke mos lënë anash mësimet. Kështu, të dy fëmijët u treguan të suksesshëm në këtë drejtim duke treguar aftësi mahnitëse në instrumente.

Në vitin 1762, babai i tyre mori Nannerl, në atë kohë 11 vjeçare dhe Moxarti 6 vjeçar performuan në oborrin mbretëror në Bavari, në Munich ku edhe filluan paraqitjen e tyre të cilat pastaj vazhduan si një llooj turne nëpër Europë.

Kështu, ata takuan muzikantë e performues të ndryshëm të cilët patën ndikim në punën e tyre.

Mirëpo, karriera e Nannerl përfundoi në kohën kur ajo arrin moshën për t’u martuar, pasi që, në atë kohë konsiderohej se ajo nuk duhet që të shfaqet më në publik, gjersa Mozarti vazhdon karrierën edhe jashtë Austrisë së bashku me babin e tij. /Lajmi.net/