Fat në fatkeqësi për Arsenalin!

Mesut Ozil është duke bërë performanca të shkëlqyera te Arsenali.

Sport

22/10/2018 08:41

Mesut Ozil e ka filluar mbarë këtë sezon te Arsenali, duke e ndihmuar skuadrën që të këndellet në Premierligë.

Mesfushori gjerman u largua nga kombëtarja e Gjermanisë, duke u fokusuar vetëm te skuadra londineze, përcjell “lajmi.net”.

Fyerjet e tifozëve gjermanë bënë që Ozil ta lë kombëtaren, e që kjo është një lajm fantastik për Arsenalin.

Skuadra londineze ka filluar ta rifitoj besimin te mesfushori gjerman, që deri më tani po tregon një formë të lartë. /Lajmi.net/