FARK ndërpret blerjen e armatimit

Lideri i gueriles kolumbiane FARK, Timoleon Jimenez i njohur edhe si “Timochenko”, ka njoftuar sot për pezullimin e blerjes së armëve për forcat e tij, në shenjë të vullnetit të mirë dhe për t’u dhënë shtytje bisedimeve paqësore të zhvilluara me qeverinë.

Bota

10/11/2015 20:04

Timoshenko: më 30 shtator 2014 u kam dhënë urdhër të pezullohet blerja e armëve dhe municioneve të gjitha strukturave #FARC #DesescalamientoYa, shkruante ai në llogarinë e tij “Twitter” duke iu drejtuar presidentit Juan Manuel Santos.

FARK (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë), guerilja kryesore në vend me rreth 7.000 luftëtarë, e cila është formuar më 1964 pas një kryengritjeje fshatare, është duke zhvilluar negociata me qeverinë kolumbiane që nga nëntori 2012 në Kubë, transmeton zeri.info

Të dy palët janë angazhuar në shtator se do të nënshkruajnë një marrëveshje paqësore përfundimtare më së largu deri në mars 2016.