Fara e zezë ilaç për çdo sëmundje (Video)

Doktori gjerman Maren Franz ka kryer një sërë studimesh dhe rezultatet e arritura i ka përmbledhur në librin me titull ''Shërimi që vjen nga natyra, Fara e Zezë'' duke numëruar kështu edhe dobitë që vijnë nga ajo, përcjell lajmi.net

Lifestyle

18/07/2017 15:49

Fillimisht, fara e zezë si ilaç shërimi është përmendur nga profeti Muhamed (a.s), dhe ky fakt ka mahnitur të gjithë shkencëtarët, prandaj kanë rrjedhur hulumtime të shumta për të.

Fara e zezë përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substancash të ndryshme.

Për t’u përmendur janë: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter, vitaminat, mineralet dhe amino acidet.

Vaji i kokrrës së zezë përmban përqindje të lartë aminoacidesh çlinoleik acid, acid ky i cili ndihmon si më poshtë:

Ndihmon sistemin imunitar dhe rrit kapacitetin e rezictencës ndaj dhimbjeve.

Ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet sekretimit të tij me jashtëqitje si dhe me rrugë të rishpërndarjes nga gjaku tek indet.

Rrit efektivitetin e fibrinit dhe ndërton qeliza të shëndosha nervore.

Këto dhe shumë të dhëna të tjera në lidhje me farën e zezë mund t’i mësoni në videon më poshtë. /Lajmi.net/

YouTube player