Faqja në Facebook që po ‘zbulon’ emrat e veteranëve të rrejshëm

Prokuroria Speciale 'e ka të lehtë' të zbulojë se kush janë mashtruesit e statusit të veteranit.

Lajme

19/08/2018 13:40

 Janë krijuar faqe në rrjete sociale, prej kur listat e veteranëve janë publikuar, ku janë denoncuar mashtruesit. Aty, përshkruhen në detaje mashtrimet e secilit ‘ushtar’ që ka përfituar paligjshëm. Janë edhe emrat e familjarëve të ish-udhëheqësve të luftës. Pritet që secilit veteran mashtrues t’i hiqet statusi. Pastaj secili prej tyre t’i ktheje Shtetit paratë e zhvatura të qytetarëve.

Debati për veteranët e pavërtetë të cilët besohet se janë më shumë se 19 mijë po vazhdon edhe sot. Kjo temë u riaktualizua pas dorëheqjes së prokurorit, Elez Blakaj. I njëjti ka bërë gati një aktakuzë për personat që frynë listat e veteranëve.

Faqja “Veterani i pavërtetë” është aktive, aty publikohen emra të personave të ndryshëm, që sipas tyre, nuk kanë qenë në luftë.

“Kjo faqe është krijuar për të demaskuar të gjithë ata që paturpësisht u kontrabandian në listat e veteranëve, kur kurrë nuk ishin pjesë e luftës”, thuhet në përshkrimin e faqes dhe po ashtu jepet edhe një email ku secili mund të raportoj për raste të ngjashme.

Numri i emrave të publikuar në këtë faqe është shumë i madh, dhe le të kuptohet se Komisioni për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të luftë së UÇK’së ka lenë shumë hapësira për ty kryer dallavere apo ka bërë shumë gabime gjatë kryerjes së punës se tyre.

Këtu mund t’i shikonit listat me emrat e atyre që thuhet se nuk kanë marrë pjesë si ushtarë në luftën e UÇK’së.