Faqet më të vjetra të Kuranit në Universitetin e Birmingemit?

Testet sugjerojnë se faqet e Kuranit që gjenden në një universitet britanik mund të jenë një kopje e vjetër e mbijetuar e tekstit fetar duke i dhënë atij “rëndësinë botërore të trashëgimisë myslimane dhe studimit të Islamit”, thanë sot studiuesit.

Bota

22/07/2015 16:16

“Analiza e radiokarbonit zbuloi se pergamena në të cilën është shkruajtur teksti daton në vitet 568-645, kjo me 95 për qind saktësi”, deklaroi një ekip nga Universiteti I Birminghamit.

Susan Worrall, drejtoresha e Koleksioneve të Veçanta të Universitetit, u shpreh se “testet kanë nxjerrë një rezultat emocionues, që kontribuon në mënyrë të konsiderueshme për të kuptuar kopjet e hershme të shkruara të Kuranit”, shkruan ATSH.

Dy faqe pergamenë, që kanë tekstin e shkruar me një shkrim të lashtë arab i njohur si Hijazi, ishte lidhur gabimisht me faqe të tjera që datojnë në fundin e shekullit VII.

“Këto faqe mund të na kthejnë në vitet e themelimit të Islamit”, tha Brian Thoms, profesor i marrëdhënieve ndërfetare në universitet.

”Sipas traditës myslimane, profeti Muhamet ka marrë mësime midis viteve 610-632 vit i vdekjes së Tij’, u shpreh Thomas.

“Mësimet e Muhametit në fillim ishin transmetuar gojarisht, por disa prej tyre u shkruan në pergamenë, gurë, gjethe palme dhe në shpatullat e deveve”, tha ai.