Fantazitë seksuale që femrat nuk i thonë kurrë me zë të lartë

Ndonjëherë është e vështirë t’i pranosh edhe vetes gjithçka do të doje të arrije në shtrat. Të duket e frikshme ta thuash me zë të lartë diçka që mund të duash të arrish nëpërmjet fantazisë. Megjithatë, nëse ke fantazuar e ndikuar nga stili “50 hijet e Greit”, mund të ngushëllohesh, sepse je në rrugë të mirë.

Lifestyle

19/02/2017 19:50

Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Kebekut është marrë së fundmi me 1.500 studentë, femra dhe meshkuj, për të përcaktuar se cilat janë fantazitë seksuale të tyre dhe nëse ato janë të zakonshme apo të pazakonshme.

Nga rezultatet, studiuesit zbuluan se fantazitë seksuale të 65 për qind të femrave shkonin deri në ulërima, rrahje apo lidhje. Një grup tjetër, prej 57 për qind, duan të bëjnë seks me tre ose më shumë meshkuj dhe femra në të njëjtën kohë. Dhe plot 92 për qind duan të zbulojnë ndonjë mënyrë të ëmbël me partnerin e tyre seksual.

E pazakonshmja ishte se 28 për qind e femrave duan të kryejnë marrëdhënie me një mashkull që i përket një race tjetër, ndërsa vetëm 18 për qind fantazojnë që të flenë me dikë shumë vite më të ri në moshë. Dhe në kategorinë “Falë Zotit”: Më pak se 1 për qind e femrave fantazojnë të kenë marrëdhënie me një fëmijë 12-vjeҫar apo më të vogël.

Bazuar në këto rezultate, mendon se fantazitë e tua seksuale janë normale? Apo fantazon për gjëra të tjera që nuk janë përfshirë në këtë studim?