Fantastike, ja çfarë ka bërë FSHF për Gianni de Biasin (FOTO)

Federata Shqiptare e Futbollit do ta mbyllë në mënyrë dinjitoze bashkëpunimin me trajnerin italian Xhani De Biazi.

Sport

24/06/2017 17:04

Në nder të tij, sot në orën 19:00 do të organizohet një ceremoni lamtumire ku tekniku do të dekorohet dhe vlerësohet për arritjet e tij gjatë punës prej 5 vitesh e gjysmë.

“Federata Shqiptare E Futbollit organizon sot në hotel Plaza, në orën 19:00 ceremoninë për mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e ekipit kombëtar, Gianni De Biasi . Do të jenë të ftuar personalitete nga fusha te ndryshme, ku trajneri do të dekorohet, duke marrë vlerësimet e duhura.

#FSHF mendoi për mbylljen, duke organizuar këtë ceremoni me De Biasin, ku bëri një rrugëtim të gjatë prej 5 vitesh e gjysëm dhe arritjen e objektivit madhor, pjesëmarrjen historike në Kampionatin Europian #France2016.”