Fansja interpretoi këngën e tij, Ibrahim Tatlises ‘shpërthen’ në lot

Shumë gjenerata e njohin Ibrahim Tatlisesin, i cili me këngët e tij ka fituar zemrat e një publiku që kalon kufijtë e Turqisë.

ShowBiz

19/01/2018 20:16

Në vitin 2011, këngëtari është qëlluar me plumb në kokë dhe kaloi ditë të vështira, madje kishte qenë edhe në gjendje kome, shkruan lajmi.net.

Tashmë këngëtari ka kaluar rrezikun dhe gjendja shëndetësore i është përmirësuar e që fansat e tij presin të publikojë projekte të reja.

Në YouTube po qarkullon një video në të cilën shihet se si një fanse ulet në gjunjë se i këndon Ibrahimit njërën prej këngëve të tij.

I mbuluar nga emocionet, këngëtari nuk përmbahet dhe shpërthen në lot. /Lajmi.net/

YouTube player