Fansja e ‘çmendur’ e Princit Harry tentoi t’ia prishte dasmën atij

Tri vite më parë, një vajzë që ishte fanse e princit Harry ia kishte vjedhur atij një puthje në publik.

ShowBiz

20/05/2018 11:40

Bëhet fjalë për Victoria Mcrae, e cila nuk kishte se si të mungonte në dasmën e Harryt me Meghan Markle, shkruan lajmi.net.

Ajo ishte në mesin e mijëra qytetarëve që ishin mbledhur për ta shikuar nga afër dasmën e vitit, por qëllimi i saj ishte tjetër.

Mcrae kishte veshur një fustan të nuseve dhe me kurorë në kokë, në duar po mbante pankartën “Nuk është shumë vonë”, në kuptimin që princi mund të ndërronte mendje.

Ajo ia kishte bashkëngjitur pankartës edhe fotografitë ku shihet duke e puthur Harryn, në vitin 2015.

Victoria Mcrae kishte bërë bujë në medie kur në vitin 2015 i kishte propozuar Princit Harry martesë, e më tej i kishte dhuruar puthjen e famshme. /Lajmi.net/