Fansi i zjarrtë i Labit, ja ku e mban foton e këngëtarit

Këngëtari nga Ferizaji, Labinot Tahiri sot ka festuar ditëlindjen.

ShowBiz

18/12/2018 22:59

Përgjatë gjithë ditës Labi ka pranuar urime nga më të ndryshmet nga njerëzit e afërm të tij, shkruan lajmi.net.

Njëra prej imazheve të ndara me ndjekësit ishte shumë e veçantë pasi dëshmohet se ka fansa mjaft të zjarrtë.

Në një urim të dërguar një fans i Labit shihet se e do tejet shumë këngëtarin saqë imazhin e tij e mban mbrapa në telefon.

Sido që të jetë, i urojmë Tahirit edhe shumë vite të lumtura. /Lajmi.net/