Fansi i bën tatuazh emrin e Capital T-së

Capital T vazhdon të mbetet njëri nga reperët më të pëlqyer të estradës.

ShowBiz

20/06/2018 00:00

Përpos hiteve të njëpasnjëshme që sjell ai ka një numër të madh të fansave të cilët e përcjellin vazhdimisht, shkruan lajmi net.

Përmes disa postimeve që ka publikuar në Instagram, Capital T zbulon se një fans i tij ka bërë tatuazh emrin e reperit.

“Kapo”, është tatuazhi i bërë.

Ndryshe, Kapo u përfol së fundmi për ndihmën që i dhuroi disa fëmijëve në rrugë gjatë festës së Bajramit. /Lajmi.net/