Fansi i çmendur i Donald Trumpit i tmerron myslimanët në Amerikë (Foto)

Një simpatizant i sëmurë i Donald Trumpit, u ka dërguar letër myslimanëve në Amerikë, duke u thënë se “Trumpi do jua bëjë juve të njëjtën gjë që Hitleri ua bëri çifutëve”

Bota

28/11/2016 12:56

Kjo letër e tmerrshme i është dërguar disa xhamive në Kaliforni, pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale më 8 nëntor.

Ndërsa, liderët myslimanë në SHBA u kanë bërë thirrje autoriteteve që t’u garantohet mbrojtje pas kërcënimeve tmerruese.

Në letër, simpatizanti i Trump shkruan: “Tani e kemi një sherif të ri në qytet – Donald Trump”, transmeton express.

E pastaj vazhdon duke premtuar: “Ai [Trump] do ta pastrojë Amerikën. Do të fillojë me juve myslimanët”.

Letra i është dërguar edhe Këshillit për Marrëdhënie Amerikano-Islamike në Los Angeles.

Letra i adresohej këshillit si “Për fëmijët e djallit”.

Lideri i këshillit ndërfetar, Hussam Ayloush, ka thënë për LA Times: “Është dëshpëruese se dikush mund t’iu adresohet amerikanëve, qenieve njerëzore në një mënyrë kaq urrejtëse dhe jo humane”.