Fansi bën tatu fytyrën e Dua Lipës (FOTO)

Një fans i flaktë ka bërë tatu fytyrën e këngëtares shqiptare Dua Lipa.

ShowBiz

04/05/2016 15:10

Dua Lipa ka shpërndarë një fotografi për të cilën është shprehur shumë e befasuar, shkruan lajmi.net.

Aty shihet një dorë e një mashkulli, në të cilën është bërë tatuazh fytyra e këngëtares, ndërsa ajo ka shkruar: “Fytyra ime është në dorën e dikujt! Nuk mund ta besoj!!”

Fansi duket të jetë nga Meksika dhe Dua shihet të ketë fituar shumë fansa të flaktë në një kohë të shkurtër!/lajmi.net