Fansave u plotësohet dëshira! Miliarderi iranian viziton Shqipërinë

Para disa javësh, miliaderit iranian i kishin shkruar në Instastory disa fansa shqiptarë të cilët e pyesnin se a e ka ndërmend ta vizitoj Shqipërinë.

ShowBiz

04/09/2018 11:44

E sot ëndrra e tyre është realizuar pasi, Sasha Sobhani ndodhet në Tiranë dhe nga atje ka publikuar disa imazhe, shkruan lajmi.net

”Vëllezërit shqiptarë”, ka shkruar ai pranë njërës foto.

Ai u bë i njohur pas lidhjes së shkurtër që pati me Morena Tarakun ndërsa sot është emër shumë i komentuar edhe në vendet shqipfolëse.

Sasha shumicën e kohës e kalon në shtetin turk dhe në llogarinë e tij në Instagram ka një numër të madh të njerëzve që e ndjekin./Lajmi.net/