Fansat në pritje të Noizyt në Mitrovicë, këto janë pamjet nga lokali ku po mbahet koncerti (Foto)

Reperi Noizy pas stabilizimit të gjendjes së tij është nisur drejt Mitrovicës, ku pritet të performojë sonte në lokalin “Check In”.

ShowBiz

13/09/2016 22:46

Mesa duket lëndimet e tij trupore nuk kanë qenë shumë të mëdha, pasi ai ka arritur ta marrë veten shumë shpejt, edhe pse raportohet se i është hequr një plumb nga trupi në Emergjencën e QKUK-së.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga lokali ku pritet të mbahet sonte koncert, gjersa shihet se atmosfera është plot, dhe fansat presin me pa durim daljen e tij në skenë.

capture-20160913-222201 tlh