Fansat i bëjnë dhuratën më të mirë Dua Lipës për ditëlindje

Dua Lipa gëzon famë në mbarë botën.

ShowBiz

30/07/2018 23:05

Këngëtarja është shumë aktive me koncerte në vende të ndryshme, ku mbledh fansat e saj, shkruan lajmi.net.

Ka mbetur më pak se një muaj deri në ditëlindjen e 23-të të Duas, ndërsa fansat e saj kanë përgatitur një befasi për të.

Ata kanë hapur një kampanjë për të grumbulluar para për fondacionin “Sunny Hill”, i cili hapet prej sot (30 korrik) dhe zgjat deri më 22 gusht.

Dua ka qenë e emocionuar pasi pranoi këtë lajm dhe falënderoi publikishy fansat që nisën këtë iniciativë. /Lajmi.net/