Fanimo, futbollisti më i shpejtë në botë

Cristiano Ronaldo? Gareth Bale? Theo Walcott? Kush mendoni se është futbollisti më i shpejtë në botë? Do të befasoheni kur të kuptoni se nuk është asnjëri prej tyre.

Sport

02/05/2014 13:05

Statistikat mund t’ju befasojnë por futbollisti më i shpejtë në botë është i riu i West Ham United, Matthias Fanimo.

Sulmuesi, anëtar i ekipit U-18 të Anglisë, është regjistruar gjatë një ndeshjeje duke vrapuar në shpejtësinë e mesfushorit të Manchester Unitedit, Antonio Valencia.

Rezultatet e vrapimit të Fanimos, i mposhtin ato të Valencias, duke ia siguruar epitetin e futbollistit më të shpejtë.

Dhe, talenti i ri i West Hamit nuk e mban të fshehtë kurorën, duke publikuar një fotografi me mbishkrimin: “Nuk ka dyshime se kush është futbollisti më i shpejtë në botë, statistikat nuk gënjejnë”.

Në një ndeshje të bazuar në shpejtësi dhe fuqi, Fanimo duket se ka të ardhme të ndritur para vetes, së bashku me disa futbollistë të tjerë të rinj të West Hamit që kanë regjistruar rezultate mbresëlënëse.