Fanellat e ngjashme e shtyjnë Superkupën

Ndeshja e Superkupës së Kosovës në futboll mes Llamkos Kosovës dhe Feronikelit filloi me 20 minuta vonesë për një arsye të pazakonshme. Të dyja skuadrat kishin uniforma të ngjashme.

Sport

10/08/2014 19:40

Futbolli kosovar vazhdon të sjellë tregime të jashtëzakonshme dhe të rralla, por po aq banale.

Ballafaqimi mes Feronikelit dhe Llamkos Kosovës në kuadër të Superkupës së Kosovës në futboll nuk filloi ashtu siç ishte paraparë në ora 17:00 për shkak se skuadrat kishin fanella të ngjashme.

Të dyja ekipet mbanin uniforma të bardha me të vetmin dallim në hijezimin e tyre ku Feronikeli e kishte të gjelbër e Llamkos Kosova të kaltër.

Feronikeli u desh t’i ndërronte fanellat në mënyrë që takimi të fillojë. Kjo bëri që sfida të nisë në ora 17:20.