Fanella speciale e Barcelonës fillon shitjen në Madrid

Tifozët e Real Madridit kanë krijuar një fanellë speciale të Barcelonës ku gjysma e saj është e kombinuar me atë të gjyqtarit.

Sport

14/03/2017 13:54

Akuzat për favorizimet e gjyqtarit ndaj Barcelonës në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve kanë arritur një nivel tjetër.

Tifozët e Real Madridit kanë krijuar një fanellë speciale të Barcelonës ku gjysma e saj është e kombinuar me atë të gjyqtarit, përcjell “lajmi.net”.

Ajo ka përfunduar në shitje në disa dyqane të qytetit dhe ka për qëllim të tallet me rivalin e madh, Barcelona, që është ballafaquar me akuza të mëdha për ndihmë nga gjyqtari Deniz Aytekin në fitoren 6:1 ndaj PSG. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6