Fanella e tmerrshme e Man Utd

Manchester United ka luajtur tmerrësisht dobët këtë edicion, dhe tani pritet të duket edhe më keq, nëse pamjet e para të fanellës së re dalin të jenë të vërteta. Fotografia e parë e uniformës për edicionin e ri që përfshin ngjyrën tradicionale të gjigantit nga Old Trafford, ka një patentë që shkon deri tek gjysma…

Sport

07/03/2014 14:56

Manchester United ka luajtur tmerrësisht dobët këtë edicion, dhe tani pritet të duket edhe më keq, nëse pamjet e para të fanellës së re dalin të jenë të vërteta.

Fotografia e parë e uniformës për edicionin e ri që përfshin ngjyrën tradicionale të gjigantit nga Old Trafford, ka një patentë që shkon deri tek gjysma e gjoksit.

Në pjesën e përparme gjendet emri i sponsorit të ri Chevrolet që do të hyjë në vitin e parë të marrëveshjes shtatëvjeçare të reklamimit.

Marrëveshja do të vlejë rreth 25 milionë funte në stinor dhe nënkupton se kompania amerikane e automobilave do të jetë sponsor i ri i fanellës së Unitedit, pas AON.

Marrëdhëniet mes klubit dhe Chevrolet u tensionuan në janar, kur fabrika njoftoi paraprakisht se klubi kishte arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Juan Mata nga Chelsea.