Fanella e re e Man Utd

Një pamje e asaj që thuhet se mund të jetë fanella e re e Manchester Unitedit, është publikuar në rrjetin social Twitter. Uniforma e kompanisë së njohur të veshmbathjeve sportive Nike mund të jetë fanella e re e gjigantit nga Old Trafford në ndeshjet si nikoqir në edicionin e ardhshëm. E sponsoruar nga Chevrolet, uniforma…

Sport

27/01/2014 17:05

Një pamje e asaj që thuhet se mund të jetë fanella e re e Manchester Unitedit, është publikuar në rrjetin social Twitter.

Uniforma e kompanisë së njohur të veshmbathjeve sportive Nike mund të jetë fanella e re e gjigantit nga Old Trafford në ndeshjet si nikoqir në edicionin e ardhshëm.

E sponsoruar nga Chevrolet, uniforma e re mund të baret nga një numër i konsiderueshëm i përforcimeve të reja, të paralajmëruar nga menaxheri David Moyes, pas transferimit të mesfushorit Juan Mata nga Chelsea.

Për më tepër, ajo nuk dallon shumë nga fanella e tashme e parë, por tifozët gjithmonë mezi presin prezantimin e modelit të ri.