Fanella e Messit në duart e Riises (Foto)

Mbrojtësi i majtë i APOEL-it, John Arne Riise e mori fanellën e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi, me të cilin ai theu rekordin e golave në Ligën e Kampionëve. 

Sport

26/11/2014 15:46

Lionel Messi shënoi het-trik në fitoren e Barcelonës në udhëtim te APOEL, me rezultat 4:0, në kuadër të Ligës së Kampionëve, dhe hyri në histori si realizatori më i mirë në histori të garës.

Por, ku përfundoi fanella e tij, me të cilën e shënoi rekordin?

Kurrë nuk do t’ia kishit qëlluar.

John Arne Riise, mbrojtësi i mirënjohur, anëtar i APOEL-it e mori atë pas përfundimit të takimit si një dhuratë ngushëllimi.

“Çka ka rëndësi që nuk kam luajtur. E kam fanellën e Messit”, deklaroi norvegjezi.