Fanella e kombëtares në ankand për bamirësi, shitet për një çmim rekord

Ankandi u zhvillua gjatë një mbrëmjeje bamirësie për të mbledhur fonde për transportin e lodrave në kopshtet Shtetërore.

Sport

23/03/2018 13:26

Bluza e kombëtares e firmosur nga futbollistët është nxjerrë në ankand nga “Help them Grow” një iniciativë e 6 vajzave shqiptare që dërgojnë lodra dhe libra për kopshtet shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë!

Ankandi u zhvillua gjatë një mbrëmjeje bamirësie për të mbledhur fonde për transportin e lodrave në kopshtet Shtetërore, raporton “SS”.

Fanella e kombëtares u shit per nje çmim marremendes £750 dhe u ble nga një tifoz i kombëtares kuqezi që jeton në Londër.