Fanella e Barcelonës për sezonin e ri (FOTO)

Barcelona ka përzgjedhur fanellat me të cilat do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Sport

29/04/2016 10:42

“Nike” ka bërë gati fanellën e parë të Barcelonës për sezonin e ri.

Kompania e njohur e veshmbathjeve sportive ka dizajnuar modelin e uniformës së gjigantit katalan për edicionin e ardhshëm.

Dhe, në internet është publikuar fotografia e parë e saj, përcjell “Lajmi.net”.

Fanella nuk ka sponsor kryesor dhe ka vija të trasha njësoj si ajo e edicionit 2005/06 kur Barcelona e fitoi Ligën e Kampionëve nën drejtimin e trajnerit Frank Rijkaard.