Fanella anti-Torres

Fernando Torres nuk është duke kaluar në periudhë të formës së mirë as gjatë përgatitjeve për sezonin e ri. Dhe, një tifoz i Chelseas ka vendosur t’ia ndërrojë emrin në fanellë.

Sport

03/08/2014 15:49

Fernando Torres ende nuk ka gjetur formën e tij ideale, pas transferimit në Chelsea.

Sulmuesi spanjoll që dikur konsiderohej si një prej sulmuesve më të mirë në Evropë, sot është duke u përqeshur vazhdimisht për një numër të rasteve ideale për shënim, të cilat disi është duke ia dalur të mos i konkretizoj.

Dhe, pikërisht në këtë periudhë të vështirë për Torresin, një tifoz i Chelseas është përkujdesur t’ia shtojë dhimbjet.

Gjatë ndeshjes së Liverpoolit kundër Milanit në Champions Cup, një përkrahës i Chelseas është paraqitur me fanellën me numrin 9 ku në vend të emrit Torres shkruante: “Don’t Scorres”.

Përkthimi? I thjeshtë, nuk shënon.