Familjarëve të rastit Kumanova u mohohet pjesëmarrja në seancë

Në Gjykatën Themelore në Shkup është duke u mbajtur seanca gjyqësore për “Grupin e Kumanovës”.

Lajme

07/12/2015 12:56

Prezentë në këtë seancë është edhe Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.

Indeksonline mëson se familjarët e të akuzuarve nuk po lejohen që të marrin pjesë në seancë me avokatët mbrojtës.
Ndërkaq, rreth 20 persona, të afërm të të akuzuarave kanë udhëtuar për në Shkup për t’i përkrahur familjarët e tyre, derisa kjo gjë po u mohohet nga autoritetet e drejtësisë maqedonase.
Ndryshe mbrojtja dhe të akuzuarit nuk janë në dijeni se mbi çfarë prova është ngritur aktakuza, pasi prokuroria nuk ka lejuar një gjë të tillë, ka deklaruar njëri prej familjarëve të të akuzuarve.