Familjarët të pakënaqur me angazhimet për zbardhjen e fatit të pagjeturve – Lajmi.net
Familjarët të pakënaqur me angazhimet për zbardhjen e fatit të pagjeturve
Autori: Lajmi.net LajmeNacionaleSociale 12:59, 12 July 2017
Familjarët e personave të pagjetur të luftës së fundit në Kosovë shprehen të pakënaqur me punën që është bërë rreth zbardhjes së fatit të këtyre personave. Edhe më tutje, numri i të pagjeturve vazhdon të jetë i madh.

Sipas të dhënave të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, ende ka mbetur i pandriçuar fati i 1 mijë e 660 personave, të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Duke prezantuar angazhimet e fundit, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë se deri tani janë gjetur vetëm 9 mbetje mortore, ndërkohë që shumë lokacione ku pretendohej se mund të ketë mbetje mortore janë mbyllur pa rezultate.

“Ne do të punojmë edhe më tej për të zbardhur fatin e të pagjeturve, por nuk mund të krenohemi me atë që kemi bërë”, tha Gjetaj, shkruan REL.

Këto komente ai i bëri gjatë një konference për gazetarë, pas takimit që mbajti Komisioni qeveritar për persona të pagjetur.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës “Zëri i prindërve”, Bajram Qerkini, duke iu referuar përfundimit të gërmimeve në Kizhevak të Serbisë, tha se kishte përshtypjen që ‘po zhvillohet një lojë’ me fatin e personave të pagjetur.

“Kemi qenë në Kizhevak e kam pyetur zëvendësprokurorin pse po e mbyll çështjen e Kizhevakut, kur dikur ke thënë se i ke tre dëshmitarë për këtë lokacion”, tha ai.

Në këtë takim, si përfaqësuesit qeveritarë ashtu edhe ata të familjarëve të personave të pagjetur shprehen pakënaqësinë dhe shqetësimin e tyre edhe sa i përket mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të misionit të Bashkimit Evropian – EULEX, në konferencën e Gjenevës.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Supercar Showdown
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Berry Rush